Gazetari kosovar, Halil Matoshi, ka reaguar pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë, që funksionon në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Sipas Matoshit, kështu “Qeveria mbylli rastin Dehari”.
“Përdorim i frikshëm i shtetit për me justifiku një ideologji pa moral politik. Qeveria mbylli rastin Dehari. Kosovarët kurrë nuk do të marrin vesh të vërtetën për Astritin. Përdorim i frikshëm i shtetit për me justifiku një ideologji pa moral politik”, ka shkruar Matoshi.
Reagimi i plotë:
Përdorim i frikshëm i shtetit për me justifiku një ideologji pa moral politik.
Qeveria mbylli rastin Dehari. Kosovarët kurrë nuk do të marrin vesh të vërtetën për Astritin. Pa asnjë lëvizje në zbulim edhe pse qe dy vjet në vend, pushtetin total e ka Lëvizja Vetëvendosje!Ishte nji mbyllje e pandershme e tue sakrifiku do punëtorë të rëndomtë, si kolateral. Ata qëlluen në kohë të gabueme në vendin e gabuem!
PS
Instituti i Mjekësisë Ligjore âsht nën administrimin e Ministrisë së drejtësisë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.