×
  • Lajme
  • Lajme

    Halimi e LDK-së e quan formalitet pa efekt nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE

    Reporteri
    14 Dhjetor 2022 | 16:59

    Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi, ka reaguar pas liderët e shtetit këtë të mërkurë zyrtarisht nënshkruan aplikimin për anëtarësim të Kosovës në Bashkimin Evropian.

    Ajo ka thënë se anëtarësimi i shpejtë në BE-së është cak shumë ambicioz, madje edhe për shtetet që udhëhiqen nga politikanë që injektojnë pritshmëri joreale.

    “Megjithatë, performanca e liderëve për aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian është shumë e rëndësishme. Kjo pamje do të mbetet vetëm imazh, nëse nuk fuqizohet politika e jashtme”, ka shkruar Halimi në Facebook.

    “Hyrja në BE mund të jetë larg, mirëpo 75 milionë eurot e tyre – fonde mbështetëse për energjetikë – dje janë deponuar në buxhetin e Kosovës. Qeveritarët tanë duhet të angazhohen për vënien e tyre në punë, që të mos kemi reduktime të rrymës që dëmtojnë mirëqenien e qytetarëve dhe rrënojnë ekonominë tonë. Krahas kësaj, kemi hyrë në muajin e tretë pa ministër në shëndetësi”.

    Ajo tutje ka thënë se mjekët po ikin nga nënçmimi prej shtetit, ndërsa qytetarët nga mungesa e shërbimeve shëndetësore.

    “E të gjithë bashkë nga çmimet e shtrenjtuara të të gjitha produkteve bazike. Andaj, në vend të formaliteteve pa efekt, kryeministri dhe kabineti i tij duhet të merren me gjëra të prekshme, që ndikojnë në përditshmërinë e qytetarëve tanë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!