×
  • Lajme
  • Lajme

    Halimi: Familja kosovare sot është e braktisur nga përkujdesja institucionale

    Reporteri
    15 Maj 2022 | 12:46

    Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi sot kur po shënohet Dita Ndërkombëtare e familjes ka thënë se familja kosovare ka nevojë emergjente për përkujdesje shtetërore.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Halimi ka shkruar se politika përfundimisht duhet të ndërgjegjësohet në zhvillimin dhe mbrojtjen e saj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Postimi i saj i plotë:

    Nga familja jetësohet njeriu si qenie e barabartë dhe e lirë. E drejta për të krijuar familje, për t’u ndier i/e barabartë brenda saj është kusht i domosdoshëm për një shoqëri të hapur.

    Kuptimësia në realizimin e funksionit të saj arrihet vetëm atëherë ku secili/secila ndihet i/e sigurt, pavarësisht moshës, pozitës e gjinisë. Familja kosovare ka nevojë emergjente për një përkujdesje shtetërore, të ndihmohet në lehtësimin e vështirësive që po i dalin çdo ditë.

    Sot, shumë familje ndihen të braktisur nga një përkujdesje e si rrjedhojë është shndërruar në një strehë të diskriminimit, pabarazisë e dhunës.

    Familja duhet të ri konceptohet, në mënyrë që ajo të mos stigmatizohet, nga vlerat dominuese. Politika përfundimisht duhet të ndërgjegjësohet në zhvillimin dhe mbrojtjen e saj. Përtej retorikës, fundja familja është vendi ku nis jeta dhe merr kuptim liria personale!
    Urime Dita Ndërkombëtare e Familjes!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!