×
  • Lajme
  • Lajme

    Halimi: Gjuha e Muratit ndaj Dumoshit e vë në pah mendësinë e VV-së për gratë në politikë

    Reporteri
    19 Maj 2022 | 22:32
    Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së

    Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga ana e Ministrit të Financave Hekuran Murati, ndaj deputetes Vlora Dumoshi.

    Halimi thotë se një gjuhë e tillë është e papranueshme dhe qasja që Murati kishte ndaj Dumoshit, sipas saj e vë në pah mendësinë e Vetëvendosjes si parti politike.

    “E papranueshme gjuha e ministrit Hekuran Murati drejtuar deputetes Vlora Dumoshi. Qasja e tillë shpërfaq të vërtetën e mendësisë së partisë në pushtet karshi pjesëmarrjes së gruas në politikë. Veprime të tilla duhet të marrin fund e kërkim falja është e domosdoshme”, ka shkruar Halimi.

    Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ministri i Financave dhe Transfereve u acarua pas ndërhyrjeve të deputetes Dumoshi gjatë fjalimit të tij. Murati i kërkoi Dumoshit të ketë respekt për të tjerët brenda Kuvendit.

    “E nderuar deputete kontributi i vetëm i juaj prej se ju mbaj mend është me ndërhy në fjalët e dikujt tjetër. Prej që ka fillu ky mandat, jam më se i sigurt që tash e gati një vit e gjysmë i vetmi kontribut i juaji është ndërhyrja në fjalën e tjetër kujt. Pak respekt ju lutem!”, qortoi ministri, deputeten Dumoshi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!