×
  • Lajme
  • Lajme

    Halimi i reagon Kurtit për vlerën e koeficientit: Është demagogji e propagandë

    Reporteri
    01 Shkurt 2023 | 13:21
    Sibel Halimi, zëdhënëse e LDK-së

    Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, në lidhje me vlerën e koeficientit të pagave.

    Sipas Halimit, logjika ekonomike e qeverisë është “koeficient demagogjije, propgandae e barktisje”.

    ““Barazi” dhe “ndershmëri” paska shkruar kryeministri i vendit lidhur me koeficientin e pagës. Kjo është logjika ekonomike e kësaj qeverie; Koeficient demagogjie, propagande, braktisje të problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë e dërrmim i karrierave profesionale”, ka thënë Halimi, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë se sot është bërë publik vlera e koeficientit, i cili ishte 105, ndërsa kjo ngjalli pakënaqësi tek partitë opozitare.

    Në seancën e sotme, PDK, LDK e AAK e lëshuan sallën në shenjë pakënaqësie për vlerën e koeficientit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!