Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas vrasjes në Pejë ku djali dyshohet të ketë vrarë nënën e tij.
Halimi ka thënë se rasti në Pejë është alarm për shoqërinë dhe institucionet që të lëvizin nga dënimi vetëm në rrjete sociale.
“Nga gjuha denigruese e misogjene deri te vrasjet, ky është realiteti. Por fatkeqësisht po na mungon adresimi, ndëshkimi dhe përkrahja e viktimave. Rasti i vrasjes së gruas në Pejë, të dridh në shpirt; alarm për këtë shoqëri e këto institucione, që të lëvizin nga parimi i dënimit verbal të rasteve në rrjete sociale e media. Në të kundërtën dhuna dhe vrasjet kanë filluar të shndërrohen në përditshmëri deri në normalizim”, ka shkruar Halimi, përcjell Reporteri.net.
Ndër të tjera, Halimi ka bërë thirrje për një qasje shumë dimensionale të institucioneve për parandalimin e dhunës në familje.
“Shoqëria kosovare përditë po tronditet nga dhuna e vrasjet, ndërsa nuk ndërmerret asnjë hap drejt ndryshimit të mendësisë dhe politikave ndëshkimore. Institucionet e shtetit, urgjentisht duhet të mendojnë për një qasje shumë dimensionale për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje. Tashmë nuk kemi të bëjmë me raste të izoluara, por për një plagë shoqërore thellësisht strukturore të dhunës së fshehur brenda psikologjisë shoqërore.”, shtoi zëdhënësja e LDK-së./Reporteri.net./
Postimi i plotë: