Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputeti i kësaj partie, Xhavit Haliti ka thënë se Aida Dërguti nuk e kishte dëgjuar Albin Kurtin për ta gjuajtur me vezë në Kuvend gjatë kohës kur Vetëvendosje ishte në opozitë dhe Kuvendi po votonte për demarkacionin me Malin e Zi.
Ai ka thëën se Dërguti gjatë asaj kohe ka qenë nënkryetare e Kuvendit, njëjtë si Haliti.
“Gjuatjet ndaj meje Kurti ia kishte kërkuar t’i bënte Aida Dërguti, por që nuk kishte pranuar. Sepse Dërguti më ka njohur mua mirë. Unë nuk jam kundër kërkujt. Betejat e mia i kam bërë me Serbinë”, ka thënë Haliti.
Haliti madje është pyetur nëse do të hakmerret edhe ndaj Kurtit i cili e kishte gjuajtur me ujë dhe vezë.
“As që kam mendu me ja kthy najhere. Bile bile unë kam dalë edhe kundër procesit kundër tyre që ka qenë”, ka thënë Haliti në Info Magazine.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.