×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamiti i LDK-së: Kurti të përgatitet për dialog, të mos i ecë strategjia Vuçiqit për ta lënë Kosovën fajtore

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 17:52

    Anëtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se qeveria e Kurtit të jetë e përgatitur në dialog që të mos ia mundësojë Vuçiqin të zvarritë procesin për t’ia lënë fajin Kosovës.


    Hamiti ka shkruar se Vuçiqi s’është i interesuar për dialog që çon në zgjidhje përfundimtare.

    “Presidenti i Serbisë nuk është i interesuar për dialog që çon në zgjidhje përfundimtare, që s’ka se si të përfundojë ndryshe pos me njohje të Republikës së Kosovës, në kufijt aktualë. Qeveria e Kosovës duhet të jetë e gatshme, e përgatitur, për këtë përballje në dialog e të mos i krijojë mbulesë Vuçiqit në taktikën e strategjinë e tij për zvarritje e minim të procesit të dialogut, duke i lënë fajin Kosovës”, ka shkruar Hamiti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!