×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza: Falë sakrificës tonë dhe bombardimeve të NATO-s, Kosova e fitoi lirinë

    Reporteri
    24 Mars 2025 | 14:47

    Bedri Hamza ka kujtuar 26-vjetorin e fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet e okupatorit serb.

    Hamza, përmes një postimi në Facebook, tha se këto bombardime ishin jetike për ekzistencën e popullit të Kosovës.

    “Në kujtim të ngjarjeve që formësuan të ardhmen tonë, dita kur aleanca veriatlantike nisi bombardimet mbi caqet serbe ishte jetike për ekzistencën e popullit tonë. Pa luftën çlirimtare, bashkësia ndërkombëtare nuk do ta organizonte Rambujenë. Pa marrëveshjen e Rambujesë nuk do të kishte intervenim të NATO-s. Falë sakrificës së popullit tonë dhe bombardimeve të NATO-s, Kosova e fitoi lirinë. Përjetësisht mirënjohës ndaj SHBA-së, NATO-s dhe të gjithë aleatëve perëndimorë! Paqja nuk u arrit lehtë, por ia vleu çdo sakrificë”, ka shkruar Hamza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!