Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë pasi kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e diskutimeve me partitë parlamentare.

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza e ka cilësuar  kët veprim si papërgjegjësi në raport me institucionet e shtetit, nga ana e partisë së parë.

“Siç edhe e patë, kjo është një shenjë e mungesës ës seriozitetit, përgjegjësisë nga partia e parë. Po shihet që vazhdojnë sjelljet e tyre të papërgjegjshme në raport me institucionet e Kosovës. Në fund dalin me fjalime politike, abuzojnë edhe me pozitën e kryesuesit dhe në vend që të propozojnë emër e shtyjnë propozimin dhe Kosova vazhdon me vakuum institucional.

Reklamë

Këto sjellje të papërgjegjshme duhet të përfundojnë”, tha Hamza para mediave. /Reporteri.net/