×
  • Lajme
  • Lajme

    Hamza: Projektligjet e PDK-së për pakon financiare 320 mln euro nuk janë tërhequr nga Kuvendi, do të insistojmë të trajtohen

    Reporteri
    14 Prill 2020 | 16:21

    Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka mbajtur konferencë për media pas seancës së Kuvendit të Kosovës në të cilën nuk u miratua pakoja emergjente e propozuar nga ta.


    Hamza shtoi se kjo situatë përveç ndikimit në aspektin shëndetësor, ka ndikim të madh edhe në ekonomi.

    “Ne kërkuam një mocion procedural, projektligjet janë dorëzuar në Kuvend. Ka pas raste dhe praktika nga e kalura kur në seanca të jashtëzakonshme me mocion procedural janë futur ligje në rend dite dhe janë votuar”, ka thënë Hamza.

    Ai ka shtuar se qëllimi i tyre sot ishte që të krijojnë një bazë legale.

    “Megjithatë pas insistimit tonë që të hidhet në votim mocioni procedural dhe të futen në rend dite këto ligje , nuk u lejua që mocioni procedural të procedohet tutje…Edhe prej Grupeve Parlamentare nuk u pa vullnet e as gatishmëri për këtë”, shtoi Hamza.

    Hamza theksoi se PDK nuk i ka tërheq projektligjet prej procedurës.

    “PDK nuk i ka tërheq projektligjet prej procedurës ato janë në procedurë dhe do të insistojmë që ato të trajtohen në Kuvendin e Kosovës”, shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!