Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, i ka shprehur urime Donald Trump, për rizgjedhjen si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka shkruar se demokracia amerikanë është shembull për botën, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Zgjedhjet në Amerikë janë festë e mrekullueshme e demokracisë. I shpreh urimet më të përzemërta presidentit Donald Trump për fitoren e tij. I uroj për garën fer, si republikanët, ashtu edhe demokratët. Demokracia amerikane është shembull për botën. Zoti e bekoftë Amerikën dhe miqësinë tonë të përhershme!”, ka shkruar Hamza.
/Reporteri.net/.