888 qendra të votimit janë hapur në në Kosovë. KQZ ka njoftuar se aanë gjithsej 1.794.862 qytetarë me të drejtë vote, ndërkaq numri i fletëvotimeve që janë shtypur është 1.617.200 fletëvotime, shkruan Reporteri.net.
“Janë 177.662 fletëvotime më pak, që shprehur në përqindje i bie 10 për qind më pak fletëvotime sesa numri i votuesve. Kështu kemi vepruar edhe në të kaluarën dhe asnjëherë nuk është paraqitur mungesa e fletëvotimeve”, ka thënë zëdhënësi i KQZ, ValElezi.
Ai shtoi se ekzistojnë edhe fletëvotime rezervë dhe se askush nga qytetarët me të drejtë vote nuk do të mbetet pa votuar.
Sipas Elezit, të drejtë vote kanë të gjithë ata qytetarë të cilët janë prezentë në listat e votuese dhe se ato lista përmbajnë jo vetëm votuesit që janë rezidentë në Kosovë, por edhe ata të cilët jetojnë jashtë vendit.
Sipas KQZ-së, në Kosovë janë gjithsej 888 qendra të votimit.