×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet grup për ta ndihmuar bashkëshortin e presidentes t’i bëjë 396 euro

    Reporteri
    06 Dhjetor 2021 | 19:14

    Pasi Prindon Sadriu, Zotëriu i Parë, kishte marrë 396 euro nga shteti i Kosovës për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e infektimit me Covid-19 kanë filluar talljet në rrjetet sociale të Internetit.

    Gjatë kohës sa Sadriu ishte zëvendësshef i misionit në Shkup, por në detyrë edhe si Zotëri i Parë, ai kishte përfituar nga buxheti i shtetit për rimburësimin e pjesshëm të shpenzimeve për trajtimin e virusit COVID-19

    Tashmë është hapur një grup në Facebook në të cilin bëhet thirrje që të ndihmohet Sadriut që t’i bëjë edhe 396 euro të tjerë.

    “Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Prindon Sadriu po vuan nga një sëmundje e rëndë covid-19. Për shkak të dëmtimit serioz në mushkëri…”, thuhet në njërin nga shkrimet e postuara në këtë grup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!