×
  • Lajme
  • Lajme / Kritikë

    Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për “gropa të zeza buxhetore”, dhe e ironizon për “arritje historike”

    Reporteri
    15 Korrik 2024 | 11:55

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, ndër tjera, duke thënë se është nën sanksione të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell Reporteri.net.

    “Gropat e zeza buxhetore dhe “arritjet historike” të Qeverisë”, shkroi Haradinaj në Facebook.

    Postimi i Haradinajt:

    – Kosova është nën sanksione të BE dhe SHBA dhe kjo është e paparë dhe historike. Dëmi deri tash, rreth 300 milionë euro, pra gropë e madhe e buxhetit dhe bajagi historike.

    – Albini e ka implementuar marrëveshjen e 2013-tës për stickersa, targa të veturave dhe sot paska thënë edhe marrëveshjen për energji dhe kjo është historike.

    – E ka marrë statusin e “Veteranit Luftëtar” pa e veshur kurrë uniformën e UÇK dhe pa prekur kurrë armë me dorë, siç e parasheh ligji. Kjo s’ka qenë e lehtë, por është historike përnjëmend edhe goxha njëfarë grope.

    – Mbi 250 milionë tenderë njëburimorë (vrima të lavdishme buxhetore) për dosta e miq, janë historike por aspak për të mirë dhe organet e drejtësisë heret a vonë do të kenë shumë punë.

    – Asnjë njohje për 4 vjet qeverisje, asnjë anëtarësim.

    – Sipas ASK-së qeveritare gjatë qeverisjes së Kurtit, mbi 200 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën, ani se për filozofët e qeverisë, Kosovën po e braktisin gjyshet!

    “Gropa apo vrima të mëdha këto që ky kryeministër e kjo qeveri, nuk kanë as dije, as vullnet e as kohë t’i sanojnë. Ata tash janë orientu nga zgjedhjet e radhës që janë mashtrimi i radhës”, shkroi Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!