Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se marrëveshja për targa është e dëmshme për Kosovën.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje ka ekzistuar dhe nuk ka pasur nevojë që të dërgohet policia në veri. Sipas tij, Kurti e bëri këtë për përfitime zgjedhore.
“Marrëveshja ka pasë afat kohor ka dalë qitash, ky zotnia ka mujtë veç me i ngjitë stickersat, pa i çu policinë dhe pastaj me hy në marrëveshje tërhqeja e policisë tonë nga veriu. Dikush u shku me kallxu forcë, por e ka shti bishtin ndërmjet këmbëve dhe ka ardhë knej”.
“Unë kam qenë kryetar Qeverie dhe e kam pa si shkojnë këto procese. Unë po du me e rujtë shtetin, vendin dhe për atë arsye po e them këtë. Unë e kam ditë përpara se çka ka me ndodh në veri”.
“Ky është një dëm që ka ndodhë prej Qeverisë Kurti, e ka ba për zgjedhje. Ky është një dëm i madh për sovranitetin e vendit. Të gjitha këto që i kam thënë rreth Kurtit janë shumë më tragjike se që i kam thënë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.