×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Albin Kurti mund të jetë zhgënjimi më i madh për qytetarët e Kosovës

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 23:33

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se ndërkombëtarët nuk ia ruajnë të drejtat e Kosovës dhe se atyre u duhet vetëm të merren vesh Kosova e Serbia, duke iu dukur gjithçka si legjitime.


    “Ndërkombëtarët janë interesgjinj. Ata nuk e dinë sa është e drejta jote, e sa është e tjetrit”, ka thënë Haradinaj në T7.

    “Nëse Kosova fillon të lëshojë pe, atëherë bashkësia ndërkombëtare e sheh këtë si legjitime”, ka shtuar ai.

    Haradinaj thotë se me këmbënguljen e tij dhe me refuzimin për të hequr tarifën ndaj mallrave serbe dhe qëndrimi kundër ndryshimit të kufijve, ka treguar se Kosova i merr vendimet vetë.

    “Servilizmi nuk të shpie askund. Krejt përpjekjet i kam bërë që me kthy Kosovën në shtet sovran, që i merr vendimet vetë. Krejt veprimet që i kam bërë, prej takimit të parë me Mogherinin. Diskutimet për ndarje të Kosovës i kam hequr. Pastaj ushtria, pastaj taksa, e kam kthyer sovranitetin dhe marrjen e vendimeve nga ana e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se do ta padisë Ramush Haradinajn, e ky i fundit thotë se nuk e ka aspak problem shkuarjen në gjyq me Ramën, pasi Haradinaj beson se e ka ndalur idenë e ndarjes së Kosovës.

    Edhe më tutje, Haradinaj beson se Rama ka qenë bashkë me Presidentin Hashim Thaci pro idesë së ndryshimit të kufijve që kryeministri në detyrë e quan “ndarje të Kosovës”.

    “Edi Ramën e kam vëlla. I kam vëllezer e motra të gjithë shqiptarët. Por unë jam kundër ndarjes”, tregon Haradinaj.

    “Ky ka marrë pjesë në projektin e ndarjes. Ajo ndarja ka pasë me bë dëme në shtetësinë tonë. Pasi që të hapet Kosova e 17 shkurtit nuk ka më kthim pas”, tha ai.

    Haradianj ka theksuar se i ka një ndjenjë që Albin Kurti do të jetë zhgënjimi më i madh për qytetarët e Kosovës. Ai është shprehur se lejimi i futjes së mauneve me mallra serbe në Kosovë, do të jetë momenti me thyerjen më të madhe mes tyre, ndërsa ka pohuar se ne veprimet e mira do ta përkrahë Kurtin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!