×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj bën thirrje që të votohet Lista Shqiptare në zgjedhjet në Mal të Zi

    Reporteri
    28 Gusht 2020 | 9:33

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje tek shqiptarët e Malit të Zi që të votojnë për partitë shqiptare në zgjedhjet që do mbahen të dielën.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka thënë se vota për Listën Shqiptare është e rëndësisë së veçantë kombëtare e më gjerë, shkruan Reporteri.net.

    Sipas tij koha e shqiptarëve është tash, kudo, pas Luginës dhe Maqedonisë së Veriut, radha është tek bashkëkombasit në Mal të Zi.

    Partitë shqiptare në Mal të Zi kanë arritur marrëveshje që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, të garojnë në një listë të përbashkët.

    Ky është postimi i plotë i Haradinajt:

    Derisa po numërojmë ditët e fundit para zgjedhjeve vendimtare në Mal të Zi, dua të ftoj shqiptarët tanë atje, që këtë të dielë të çohen masivisht në votë për vetveten.
    Vota për partitë shqiptare në këtë udhëkryq politik është e rëndësisë së veçantë kombëtare e më gjerë.
    Ruajtja e frymës properëndimore dhe Euro-Atlantike, mbetet prioritet për Malin e Zi. Stabiliteti në rajon varet kryekëput nga vendosmëria e tyre.
    Koha e shqiptarëve është tash, kudo, pas Luginës dhe Maqedonisë së Veriut, radha është tek ju bashkëkombas në Mal të Zi.
    Më dëshirën për t’ju parë të fortë para sfidave, të bashkuar në qëllim, dhe unik në zë,
    Ju priftë e mbara!

    RH /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!