×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Beteja e Llapushnikut i ndërpreu armikut një prej arterieve kryesore të furnizimit

    Reporteri
    09 Maj 2021 | 15:37

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se prej 8 deri 10 maj 1998, një ngjarje e madhe i dha kahje të re luftës tonë për liri.


    Kështu u shpreh Haradinaj në Facebook, gjersa shtoi se Beteja e Llapushnikut, e zhvilluar njëzetetre vjet më parë, i ndërpreu armikut një prej arterieve kryesore të furnizimit.

    “Prej 8 deri 10 maj 1998, një ngjarje e madhe i dha kahje të re luftës tonë për liri. Beteja e Llapushnikut, e zhvilluar njëzetetre vjet më parë, i ndërpreu armikut një prej arterieve kryesore të furnizimit.

    Me përulje e respekt kujtojmë e nderojmë, 47 Dëshmorë dhe 54 Martirët e rënë gjatë kësaj beteje, heroizmi i së cilës do të kujtohet me shekuj”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!