Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar Bullgarinë me rastin e Ditës së Çlirimit.
Haradinaj ka thënë se Bullgaria në vazhdimësi ka ofruar përkrahje dhe mbështetje të pakursyer për Kosovën në proceset integruese.
“Marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë janë shembull frymëzues i bashkëpunimit dhe miqësisë mes dy vendeve. Bullgaria, si anëtare e BE-së dhe NATO-s, në vazhdimësi ka ofruar përkrahje dhe mbështetje të pakursyer për Kosovën në proceset integruese”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se Kosova shpejt do të bëhet anëtare e NATO-s.
“Sot, në Prishtinë, festuam Ditën e Çlirimit të Bullgarisë. Me këtë rast, Ambasadorit z. Hristo Gudjev, i shpreha urimet më të përzemërta për këtë ditë me rëndësi për popullin bullgar, me shpresë se shumë shpejt edhe Kosova do t’i bashkëngjitet Bullgarisë si anëtare e NATO-s dhe BE-së”, është shprehur Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.