×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Çdo ditë e jetës së shqiptarëve është e mbushur me kujtime për heroizmin ndaj Atdheut

    Reporteri
    25 Maj 2021 | 9:42
    Lideri i AAK'së, Ramush Haradinaj

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar masakrën e Lybeniqit në 23-vjetorin e saj.Haradinaj ka kujtuar edhe 22-vjetorin e rënies së dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, dhe Betejës në Gllavica të Pejës.


    “Historia jonë e lavdishme është shkruar pikërisht nga bijtë e bijat e kësaj toke. Sot në kujtim të njëzetetre vjetorit të masakrës në Lybeniq ku ekzekutuan anëtarë të familjes Hamzaj, Alimehaj e Gogaj, njëzetedy vjetorin e rënies së Dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” dhe Betejës në Gllavica të Pejës ku bien heroikisht Fetah Selca, Ardian Kelmendi, Islam Berisha dhe Muharrem Kelmendi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Ai ka thënë se çdo ditë e jetës së shqiptarëve është e mbushur me kujtime për heroizmin e tyre.

    “Çdo ditë e jetës së shqiptarëve është e mbushur me kujtime për heroizmin, sakrificën kulmore në shërbim të Atdheut dhe kombit”, ka përfunduar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!