×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj del në konferencë për medie pas heqjes së taksës

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 13:57

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për medie.


    Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi që e kanë nisur zyra për medie e AAK-së, shkruan Reporteri.net.

    Ju njoftojmë se kryetari Ramush Haradinaj, sot në ora 17:00 mban konferencë për media. Konferenca mbahet në selinë qendrore të AAK-së”, shkruhet në njoftim.

    Kreu i AAK-së, dhe ish kryeministri e ka kundërshtuar dje përmes një shkrimi në Facebook lajmin se qeveria Kurti do të heq taksën e vendosur për produktet serbe dhe boshnjake.

    Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia”, ka shkruar dje Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!