Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dale nga takimi me kryeministrin Avdullah Hoti pas më pak se 30 minutash nga kur ka nisur.
Ai me të dalë nga objekti i qeverisë ka hyrë shpejt në veturë dhe nuk është prononcuar për media, shkruan Reporteri.net.
Haradinaj zakonisht kur del nga takimet flet për mediat, por kësaj here nuk e bëri këtë.
“Njëherë tjetër sepse jam vonë”, tha ai derisa doli nga ndërtesa e qeverisë dhe hyri duke vrapuar në veturën e tij.
Në takim vazhdon të jetë kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj dhe përfaqësues të partive të komuniteteve.
Takimin e thirrur nga Hoti kanë bojkotuar dy partitë opozitare VV dhe PDK.
Kujtojmë se kryeministri Avdullah Hoti ka thënë dje se ky takim ka të bëjë me diskutimin për krijimin e delegacionit shtetëror që do të paraqitet në Washington më 27 qershor. Ai tha se duhet të përfshihen edhe opozita për të garantuar një unitet politik.
Ai shtoi se nuk shkon në takimin e 27 qershorit në Washington për të rënë ndesh me Kushtetutën e Kosovës dhe qëndrimin politik të LDK-së. Kryeministri ka thënë se është i mandatuar për të dialoguar vetëm për njohje reciproke, e jo për shkëmbime territorial. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.