×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj demanton Pacollin: Qeveria nuk ia ka ndaluar hyrjen zyrtarëve serbë

    Reporteri
    05 Korrik 2019 | 13:13

    “Kjo është shpifje e medieve serbe. MPJ ka marrë vendim në koordinim të plotë me kryeministrin dhe Qeverinë”, ishin fjalët e Jetlir Zyberajt, shefit të kabinetit të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, ku iu përgjigje kryeministres serbe lidhur me ndalimin e hyrjes për zyrtarët serbë.


    Mirëpo, këto i hedhë poshtë Zyra e Kryeministrit Haradinaj, të cilët thonë se Qeveria nuk ka marrë asnjë vendim të tillë, shkruan Reporteri.net.

    “Pas raportimeve të fundit dhe adresimit të shumë medieve me pyetje rreth deklaratave për ndalesën e hyrjes në Kosovë për qytetarët serb, njoftojmë opinionin se, Qeveria e Republikës së Kosovës, nuk ka marrë një vendim të tillë”, thonë Qeveria.

    Ndërkohë, ata thonë se protokolli i vizitave të zyrtarëve të shtetit serb trajtohet në bazë të procedurave ligjore.

    Sidoqoftë, shteti kosovar më këtë rast shfaqi moskordinim të hapur, pasi ishte vetë Pacolli që dje nga Poznani konfirmoi këtë ndalesë, ndërkohë që një ditë pas kryeministria e demanton.

    Ndryshe, ndalimi i hyrjes së zyrtarëve serbë në Kosovë u bë temë në mediat serbe, të cilët më pas raportuan se Haradinaj e kishte mohuar një gjë të tillë në prezencë të kryeministres Brnabiq./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!