×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e Abdixhiku ia thanë në sy Kurtit: Pa SHBA-të, “JO” dialog me Serbinë

    Reporteri
    26 Maj 2021 | 14:40

    Kryeministri Albin Kurti dje dhe sot takoi krerët e dy prej partive opozitare, Ramush Haradinajn e AAK-së e Lumir Abdixhikun e LDK-së.


    Nga këto dy takimet kryeministri Kurti mori një mesazh të qartë nga opozitarët, se pa SHBA-të në tryezën e bisedimeve nuk duhet të ketë vazhdim të dialogut me Serbinë.

    Haradinaj pas takimit që zhvilloi dje me Kurtin shprehur shqetësimin për siç tha mungesën e SHBA-ve në dialog.

    “Hetojmë një mungesë të prezencës së SHBA-ve në dialog. Mendoj se kjo është situatë jo e mirë për Kosovën, e prish balancën e interesave të Kosovës në dialogun me Serbinë. Do të ishte me dobi emërimi i një emisari për dialogun nga presidenti amerikan Joe Biden”, tha Haradinaj, shkruan Reporteri.net.

    Mendim të njejtë sot paraqiti edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas takimit që zhvilloi me Kurtin, ku para mediave tha se s’duhet të ketë dialog me Serbinë pa prezencën e SHBA-ve.

    “Pjesëmarrja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog është e pakontestueshme dhe pa SHBA-të as që duhet të ketë dialog. Ne vlerësojmë rolin e Bashkimit Evropian por domosdoshmërish kërkojmë përfshirjen e SHBA-së në dialog dhe kjo është e padiskutueshme”, tha Abdixhiku.

    Kujtojmë se takimet në fjalë janë mbajtur me kërkesë të kryeministrin Kurti i cili ua ka dërguar tre liderëve të partive opozitare, me qëllim të informimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

    Por kreu në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka refuzuar të shkojë në takim me kryeministrin Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!