×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj thotë se edhe një muaj e gjysmë liberalizohen vizat

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 15:14

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media ka folur edhe një herë rreth liberalizimit të vizave, duke u shprehur i bindur se ky proces do të përmbyllet këtë vit, shkruan Reporteri.net


    Haradinaj këto deklarata i ka bërë  duke marrë si shkas deklaratat e Shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova e cila tha dje se procesi i liberalizimit është proces i ndërlikuar, dhe se shteti duhet të bëjë më shumë përpjekje për sundim të ligjit, migrim dhe siguri.

    Duke komentuar këto deklarata Haradinaj ka thënë se gjatë nëntorit Kosova përmbyllë edhe një proces të rëndësishëm që çon drejt liberalizimit. Ai është shprehur se ka shumë skeptikë rreth këtij procesi, mirëpo se liberalizimi do të ndodhë këtë vit.

    “Sa i përket liberalizimit, shikoni unë e dëgjova zonjën Apostolova, i dëgjoj të gjithë, unë e di që ka plot skeptikë, ndoshta ka plot të atillë që nuk kanë qejf me pa liberalizimin, por mos harroni që jemi në punë, gjatë këtij muaji, gjatë muajit nëntor, ne e përmbyllim edhe një proces të rëndësishëm që me ndodhë marrja e vendimit këtë vit”, ka thënë Haradinaj ndër të tjera. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!