×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj e konfirmon: Kemi arritur marrëveshjen me LDK-në, këto ministri i merr AAK-ja

    Reporteri
    29 Prill 2020 | 12:39

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me Isa Mustafën ka thënë se ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me LDK-në.


    Ai ka bërë të ditur edhe emrat që i kanë për ministra, 4 ministri dhe 1 zëvendëskryeministër.

    AAK merr Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik.

    Zv.kryeministër do të jetë Besnik Tahiri, ministre e Jashtme, Meliza Haradinaj, ministër i Drejtësisë, Selim Selimi, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Blerim Kuçi, ministër i Arsimit, Ramë Lika.

    Ai më tej tha se sfida e parë e qeverisë së re do të jetë përballja me pandeminë, pasojat që i ka shkatuar ajo.

    Për këto ministri dhe emra ministrash, Reporteri.net kishte shkruar para 5 ditësh.

    EKSKLUZIVE/ AAK merr 4 ministri në qeverinë e re: Këto janë ministritë dhe emrat e ministrave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!