×
  • Lajme
  • Lajme / AAK

    Haradinaj e quan sërish “spiun” Kurtin: Kosovën po e udhëheq njeriu i Serbisë

    Reporteri
    10 Tetor 2024 | 11:32

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në një konferencë për media ka folur për audio-incizimin e shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Milan Radoiçiq.

    Haradinaj tha se është hera e parë në ekzistencën e shtetit të Kosovës që është bashkuar vota e shqiptarëve me Listën Serbe kundër UÇK-së është. Kjo tha ai ka ndodhur në Qeverinë e Albin Kurtit, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Haradinaj madje ju referua sërish Kurtit si “spiun i Serbisë”.

    “Hera e parë në historinë e ekzistencës së Kosovës që është bashku vota e shqiptarëve me Listën Serbe kundër UÇK-së është te Albin Kurti. Dhe po ashtu u vërtetu se u dakordu për këtë votë pas shpinës së Kosovës. Pra kurrë askush para këtyre njerëzve këtë nuk e ka ba. Kjo tregon se Kosovën e udhëheq njeriu i Serbisë, pra spiuni i Serbisë”, tha Haradinaj në një adresim për media.

    Gjatë ditës së djeshme u publikua një audio-incizim në të cilin Kusari-Lila bisedon me terroristin Milan Radoiçiq. Flasin për votimin e pagës minimale e votimin e një gjyqtari të Kushtetueses.

    Kusari-Lila në një reagim e  ka quajtur “të montuar” përgjimin.

    Ajo sot në një konferencë për media tha se ka bërë vetëm një bisedë me Radoçiqin dhe ajo është në gjuhën shqipe, dhe se me të s’ka folur për pagën minimale.

    “Vetëm një bisedë ka ndodhur me Radoiçiqin në gjuhën shqipe, dhe i qëndroj prapa asaj, ajo nuk është bisedë autoktone. Zëri im mund të këputet dhe të ngjitet me pytjet që ai i ka bërë pastaj. S’kam fol me Radoçiqin për Pagën minimale”, tha Kusari Lila.

    Ajo po ashtu tha tha se ka shkuar në polici dhe se kërkon ekspertizë për këto materiale të publikuara./Reporteri.net/

    Kusari-Lila për audio-incizimin me Radoiçiqin: S’është bisedë autoktone, zëri im mund të këputet dhe të ngjitet

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!