×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Familja është ajo që më jep energji, motivim dhe forcë

    Reporteri
    13 Shkurt 2021 | 15:31

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka postuar një fotografi në rrjetin social Facebook së bashku me familjen e tij.


    Ai përmes këtij postimi, falënderuar familjen e tij, për durimin dhe për përkrahjen që ka pasur nga ata gjatë këtyre ditëve intensive të fushatës zgjedhore.

    ‘Pas një fushate zgjedhore intensive dhe të suksesshme, sot është koha ta falënderoj familjen time për mbështetjen dhe durimin e tyre gjatë javëve të fundit. Familja është ajo që më jep energji, motivim dhe forcë, në kohën kur po luftojmë për të gjitha familjet e Kosovës’.

    ‘Nesër e ardhmja e Kosovës është në duart tuaja. Brezi ynë i ri meriton një të ardhme të ndritur, në Kosovën si një shtëpi të sigurt, të mbrojtur e prosperuese!
    Dashuri e mbarësi për të gjithë ju dhe familjet tuaja’, ka shkruar Haradinaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!