×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj flet për anulimin e Samitit të Parisit: Vetëm njohja reciproke në kufijtë ekzistues ka mbetur pa u zgjidh

    Reporteri
    21 Qershor 2019 | 17:39

    Pas mbledhjes së AAK-së, i pari i kësaj partie dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur konferencë për medie.


    Ai ka thënë se nuk i dinë arsyet se pse është shtyrë Samiti i Parisit.

    Haradinaj ka vlerësuar se pas takimit të Berlinit procesi i dialogut është qartësuar dhe se nga ai takim është konfirmuar se e vetmja gjë që ka mbetur pa u zgjidhur është njohja reciproke në kufijtë ekzistues.

    “Tek takimi i Parisit sa herë del hairi del dhe sherri, është mirë që po qartësohet. Edhe takimi i Berlinit ka konfirmuar se e vetmja gjë që ka mbetur pa u zgjidh është njohja reciproke në kufijtë ekzistues”, ka thënë ai.

    Sipas tij, pas takimit të Berlinit është kuptuar se palët nuk janë ende të gatshme të ulën për të biseduar për marrëveshjen finale.

    “Hair është se është sqaruar se çka është zgjidhje dhe çka ka mbet për marrëveshjen Kosovë-Serbi, e sherr është se ende nuk jemi të gatshëm me u ulë për këtë temë”, tha ai.

    Ndërkaq lidhur me takimin e zhvilluar mes ambasadorit të Kosovës në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi dhe Marko Gjuriç, shef i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Haradinaj ka thënë se temë e diskutimit ka qenë zbatimi i marrëveshjeve mes dy vendeve që nga viti 2013.

    “Në takimin Arifi- Gjuriç ka qenë temë diskutimi marrëveshja nga 2013 dhe shkalla e zbatimit”, ka shtuar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!