×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj flet për çnjohjet, deklarimin e Hoxhajt e quan për përfitim të votave

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 10:51

    Këtë vit në vazhdimësi është raportuar për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga shtet të ndryshme pas lobimit të ashpër nga Serbia.


    Edhe pse Ministria e Jashtme në krye me Behgjet Pacollin nuk e ka pranuar, zv.kryeministri në detyrë, Enver Hoxhaj, para pesë ditësh në një emision televiziv deklaroi se janë 13 vende të cilat i kanë tërhequr njohjet, ndërsa tha se ka informata që 10 vende mund ta tërheqin njohjen.

    “Unë kam informata të besueshme dhe në raportin diplomatik kjo është serioze. Ne e kemi përdorur dialogun për me marrë njohje”, ka thënë ai.

    Lidhur me këtë deklaratë është pyetur kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thumbuar Hoxhajn duke thënë se nuk i komenton deklaratat që bëhen për përfitim të votave.

    “Tash jemi në zgjedhje dhe nuk mundem me komentuar çdo deklaratë sidomos nga ata që kërkojnë vota. Nuk na duhet amini i Serbisë për asnjë çështje të Kosovës”, ka deklaruar Haradinaj në një konferencë për media, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se Serbia në vazhdimësi lobon kundër shtetit të Kosovës.

    “Ekzistojnë dy botë: Serbia dhe aleatët e vet që punojnë kundër nesh dhe bota jonë qe e prapësojmë Serbinë në planin e brendshëm. Nuk varemi nga Serbia dhe nuk na duhet animi i Serbisë për asnjë punë të brendshme të Kosovës. E kemi larguar ndarjen e Kosovës dhe çdo aspekt të këtillë të dobësimit të Kosovës”, ka thënë Haradinaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!