×
  • Lajme
  • Lajme / Seanca e Kuvendit

    Haradinaj: Gjatë qeverisjes time Radoiçiq ishte i ndjekur nga drejtësia, me ardhjen e Kurtit u kthye në faktor

    Reporteri
    11 Tetor 2024 | 13:04

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit ku po mbahet debati parlamentar për komunikimet e kryetares së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me  terroristin Milan Radoiçiq tha se ndikimi i Radoiçiqit në proceset e brendshme në Kosovë është rikthyer me ardhjen e Kurtit në pushtet.

    Haradinaj tha se në vitin 2028, kur ai ishte kryeministër, Radoiçiq  ishte ndjekur nga drejtësia, ndërkaq me ardhjen e Kurtit u kthye sërish në faktor, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “Kur e ka ndjekë drejtësia jonë në atë kohë, ai e ka zgjedhë rrugën e ikjes nga drejtësia dhe si i ikur ndikimi i tij në proceset e brendshme në Kosovës është rishfaqur me ardhjen e Kurtit.

    Në vitin 2018 i ndjekur nga Qeveria Haradinaj, në këtë rast nga drejtësia, tani Radoiçiq u kthye në faktor.

    Hera  e parë dhe e vetme që kam pa partitë shqiptare dhe partitë serbe duke votuar bashkë kundër UÇK-së. Edhe Rrahman Morina iu kish pasë lakmi. Kusari Lila është zbatuesja, vartëse e Kurtit. Marrëveshjen Lista-Serbe Vetëvendosje e ka bë Kurti me Radoiçiqin, por unë nuk them Radoiçiqin por Vuçiqin. Kjo del te ajo që e kam thënë kaherë se Kurti është spiun i Serbisë”, tha Haradinaj në seancën e Kuvendit.

    Në këtë seancë nuk po merr pjesë Lëvizja Vetëvendosje. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!