×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj, gjeneralit Timothy Orr: Në Kosovë, gjithmonë jeni në shtëpinë tuaj

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 21:40

    Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë fjalës së tij në pritjen lamtumirëse organizuar për Komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor, Timothy Orr, tha se “gjithmonë në Kosovë jeni si në shtëpinë tuaj”.


    “Ju kurrë nuk mund t’i bëni diçka mirë kosovarëve dhe ata të mos ju falënderojnë. Kjo nuk ndodh kurrë. Nëse bën diçka të mirë për këtë komb, për këtë popull, nuk mund të shpëtosh pa falënderimin e kosovarëve”, tha Haradinaj duke shprehur falënderimin ndaj shërbimit të Gjeneralit Timothy Orr, shtetit të Amerikës, Iowa-s dhe veçanërisht për programin e përbashkët me FSK-në.

    “Nuk duhet të harrojmë të themi se Kosova është shtëpi e të gjithëve që jetojnë në Kosovë: Shqiptarëve; serbëve, turqve, romëve, boshnjakëve. Të gjithë që jetojnë këtu, Kosovën e kanë vendlindje dhe forca jonë është multietnike dhe qëllimi jonë është t’i shërbejmë paqes, jetës dhe sigurisë dhe kjo është për të gjithë që jetojnë në Kosovë”, deklaroi Haradinaj.

    Haradinaj tha se ushtria e Kosovës është forcë e vogël dhe se qëllimi është që të rritet besimin jo vetëm me ShBA-në, por edhe me NATO-n, KFOR-in.

    Kryeministri Haradinaj e përfundoi fjalën e tij me një citat nga babai i tij, duke thënë se “Kosova është vendi yt dhe gjithmonë do të jetë kështu”.

    Kurse gjenerali Orr tha se “Kosova është shtëpia ime e dytë nga Iowa dhe do ta vizitojë Kosovën sa herë të më vjen mundësia”.

    Gjenerali amerikan: Kosova është shtëpia ime e dytë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!