×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj godet Thaçin: Sot po paguajmë çmimin e dëmit që na e bënë ata që nxorën territorin e shtetit në tavolinë me Serbinë

    Reporteri
    22 Qershor 2019 | 16:49

    Kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një reagimi në Facebook, ka sulmuar presidentin Hashim Thaçi, edhe pse nuk i ka përmendur emrin, duke thënë se shteti është dëmtuar shumë dhe tani po e paguajmë atë çmim.


    Haradinaj ka thënë se pavarësisht çmimit që populli po paguan, ata janë krenar që tashmë sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës janë të pacënuara.

    “Ishte gabim që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës të paraqitej si pjesë e dialogut me Serbinë. Mbrojtja e këtyre shtyllave të shtetit ka një çmim dhe sot populli i Kosovës është krenar që këto i ka prapë të pacenuara. Dëmi që i është shkaktuar Kosovës duke bërë pazar me sovranitet dhe integritet është i madhë, por bashkë jemi vënë në mbrojtje të shtetësisë, integrimeve euro-atlantike dhe zhvillimit ekonomik”, ka thënë Haradinaj.

    Presidenti Thaçi, bashkë me homologun e tij serb, Aleksandar Vuciq, me ndërmjetësim të përfaqësueses për politikë të jashtme të BE’së, Federica Mogherini, kishin nisur ta llogarisin si mundësi të marrëveshjes Kosovë-Serbi, edhe prekjen e kufijve të këtyre dy vendeve. Edhe pse jo zyrtarisht, si opsion shihej shkëmbimi i territoreve, ku pjesa e banuar me shqiptarë në Serbi t’i jepes Kosovës, ndërsa ajo e banuar me serbë në veri të Kosovës, t’i jepej Serbisë.

    Kryeministri Haradinaj, kishte dalë kundër kësaj ideje, dhe llogaritet se me ndihmën e Gjermanisë, tani e ka bllokuar atë. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!