Ramush Haradinaj ka thënë se në bisedë me Richard Grenell në SHBA, ai i ka thënë se nëse vazhdon të mbetet edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit kryeministër Albin Kurti, Kosova nuk mund të pret ndonjë mbështetje nga SHBA-të.
‘’Ai ishte i prerë se nëse mbetet kjo situatë dhe kjo qeveri dhe kryeministër [Albin Kurti] sipas tij është lajm i keq për Kosovën se Kosova nuk mund të pret asnjë rezultat, asnjë mbështetje nga SHBA-të, përkundrazi zhvillimet mujn me shku edhe më keq se sa që janë sot’’, ka thënë Haradinaj në ‘Debat Plus’ në RTV Dukagjini.
Haradinaj ka thënë se Grenell ia ka konfirmuar se do ta ketë portofolio Ballkanin dhe bisedimet Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se ka lutur atë që ta ndihmoj Kosovën në ‘’proceset përpara’’ pasi që ne jemi të bllokuar.
‘’Të bllokuem dhe në njëfarë mënyre edhe të prapësuar, na kanë kthy mbrapa proceset’’, tha tutje Haradinaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.