Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova me pranimin e planit franko-gjerman i ndal qëllimet ruse në Ballkan për destabilizim.
Haradinaj i ka kërkuar kryeministrit Kurti që të hënën ta mbyllë marrëveshjen me Serbinë.
Ai thotë se përpos atij politik e të sigurisë, Kosova duhet të kërkojë që brenda të jetë edhe komponenta financiare, shkruan Reporteri.net.
“I vetmi vend që nuk i gëzohet marrëveshjes është Rusia. Ata kanë dëshirë me mbetë kjo çështje e hapur, qoftë për destabilizim qoftë për një debat të vazhdueshëm rreth çështjes së Kosovës. Kosova mundet të hënën me e mbyllë marrëveshjen, jo vetëm me dhënë sinjale pozitive por me e mbyllë marrëveshjen. Është e vërtetë që lidhjet buxhetore të Kosovës për veriun po rriten. Nuk janë vetëm paret që shkojnë për energji në veri, por edhe të gjitha aspekteve tjera që e vështirësojnë situatën buxhetore të Kosovës. Besoj shumë se është moment i mirë që Kosova ti kërkojë Amerikës e BE-së edhe ndihmë financiare, por edhe ndihmë ekonomike për situatën në veri, mos me bartë Kosova të gjithë aspektin ekonomik me veriun. Në rastin e marrëveshjeve të tilla palët kanë kosto, për Kosovën veriu është kosot financiare e buxhetore. Kemi marrë vesh se Serbisë i janë aloku disa pako dhe parashihen edhe pako të tjera financiare. BE-ja duhet ti japë kKosovës përkrahje financiare, njëkohësisht edhe investime. E hëna mirë do të ishte pos sukseit politk e të sigurisë, ta kishte edhe komponentën financiare”, tha Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit.
Në anën tjetër nga LDK kanë kërkuar debat parlamentar para takimit të së hënës në Bruksel. /Reporteri.net/