Lideri opozitar, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas gjuhës kërcënuese nga Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, i cili tha se Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e kanë ofenduar Serbinë me njohjen e pavarësisë së Kosovës. I njëjti kërcënoi me destabilizim të rajonit.
Sipas Haradinajt, pikërisht gjuha e tillë ka shkaktuar tragjedi, plagët e të cilave ende i vuajnë popujt e Ballkanit, transmeton gazeta online Reporteri.net.
“Serbia po flet me gjuhën e të fuqishmit dhe po kërcënon vendet e rajonit që e kanë njohur Kosovën, dhe po paralajmëron edhe vendet e tjera që do ta njohin Kosovën. Kjo gjuhë i takon të kaluarës dhe kjo gjuhë i shkaktoi tragjeditë, plagët e të cilave ende i vuajnë popujt e Ballkanit”.
Rama: Të rrezikshme dhe të papranueshme kërcënimet e Beogradit, të mos harrojmë se ne jemi në NATO
Tutje, Haradinaj ka dashur t’ia rikujtojë Serbisë se e ka një marrëveshje me Kosovën, të cilën e përkrah ShBA-ja.
Vendet e lira, në vendimet e tyre të bazuara në interesin e tyre nacional, e kanë njohur Kosovën.
“Serbia duhet ta ndal gjuhën e të fuqishmit, të ndal kërcënimet dhe mos të harrojë se e ka një marrëveshje me Kosovën, planin franko-gjerman të përkrahur nga Amerika, dhe t’i kthehet gjuhës së arsyes.
“Kosova nuk do të ndalet nga rruga e vet drejt integrimeve euroatlantike. Do të ishte e mençur për Serbinë, që të lëviz nga “status quo” në të cilën gjendet”. /Reporteri.net/.