×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj i shkon Abdixhikut te ulësja në Kuvend, shihen duke biseduar

    Reporteri
    17 Prill 2025 | 12:42

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është parë duke biseduar me Kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, në seancën e Kuvendit.

    Në pamje shihet se Haradinaj ka shkuar tek ulësja Abdixhikut, teksa dyshja janë parë duke folur për disa minuta, shkruan Reporteri.net.

    Para seancës, Haradinaj paralajmëroi se do të konsultohen edhe me PDK’në dhe AAK’në, për mënyrën se si do të votojnë rreth Raportit të Komisionit për Verifikimin e Mandatave të deputetëve.

    “Do ta shqyrtojë prapë me kolegët deputetë dhe partitë tjera, por Aleanca nuk do të ndahet, do të votojmë bashkë si opozitë”, deklaroi Haradinaj./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!