×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: I thash Albin Kurtit që do të bëjmë opozitë, por jo atë që dikur e bënim bashkë

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 21:19

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se subjekti i tij politik do të vazhdojë t’i bëjë opozitë Qeverisë Kurti 2, por jo atë që dikur e bënin bashkë me kreun e ekzekutivit.

    “Ne do të krijojmë funksionin e opozitës, por jo atë që dikur e kemi bërë bashkë. Tash ndoshta edhe unë jam plakur, sepse edhe ai plakur, ka ndryshuar shumë. Edhe pse si aktivistë politikë, jetëgjatësinë e kemi të ngjashme”, tha Haradinaj.

    “Nuk dëshirojmë që t’i ndodhin humbje Kosovës. Vetëvendosja ka fituar, por të shohim nëse me këtë fitore mund t’i sjellim edhe ndonjë fitore Kosovës”, shtoi ndër tjera ai në T7.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!