Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i ka uruar shërim të shpejt kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i cili sot është bërë e ditur se është infektuar me coronavirus, shkruan Reporteri.
“Sot mësova se edhe ish Kryeministri Isa Mustafa, është prekur nga koronavirusi. Përderisa ndodhemi në një situatë mjaft të vështirë të përballjes me valën e dytë të pandemisë, apeloj që të gjithë të jemi të kujdesshëm, të ruajmë veten dhe të tjerët”, ka shkruar ai.
Haradinaj ka thënë se ky virus nuk duhet të injorohet dhe të gjithë të respektojnë masat.
“Virusi ekziston. Nuk duhet ta injorojmë. Nëse që të gjithë ballafaqohemi me të, sipas udhëzimeve, atëherë do e mposhtim, pa pasur nevojë për masa më të ashpra që do e dëmtojnë ekonominë tonë. I uroj shërim të shpejtë ish Kryeministrit Mustafa dhe të gjithë atyre që janë duke u përballur me këtë virus. Bashkëndjej me të gjithë ata që humbën të dashurit e tyre”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1902530059871399
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.