Pasi që i nominuari nga LDK për kryeministër, Avdullah Hoti, konfirmoi se edhe AKR-ja e Behgjet Pacollit do të jetë pjesë e qeverisë së re, u raportua më pas se ky i fundit do të emërohet në pozitën e ministrit të Jashtëm.
Por veç një ditë pas, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ia ka shuar shpresat Pacollit, duke konfirmuar se kryediplomate e Kosovës është dakorduar në marrëveshje me LDK-në të jetë Meliza Haradinaj-Stublla.
Mbetet të shihet nëse Pacolli do ta kushtëzon votën e tij për rrëzimin e qeverisë me postin e ministrit të jashtëm, apo do të pajtohet të marrë ndonjë ministri tjetër. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.