×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Javën e ardhshme mund të merret vendim për pagën minimale

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 11:31

    Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë interpelancës në Kuvend ka folur rreth pagës minimale në sektorin privat.


    “Ne nuk kemi drejtë me paragjyku propozimin, por si kryetar qeverie e kam menduar koeficientin që kish qenë i respektueshëm. Ideja është që mos me lan pagë nën 239. Ne gjithë jemi të vetëdijshëm që heronj ekonomik në Kosovë janë sipërmarrësit ata që punësojnë njerëz, që e hapin një vend të punës”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka theksuar se nuk mund të rriten pagat minimale pa i forcuar këta sipërmarrës.

    “Si Kosovë i kemi ndërmarrë disa veprime por që nga viti 2011 kjo temë është në tavolinë  është dashtë më i dhanë përkrahje atyre që punësojnë njerëz që me i rritë pagat minimale. Ne duhet të punojmë së bashku të gjitha palët që ta rregullojmë edhe trajtimin e respektueshëm të punësuarve në sektorin privat. Na duhet një kujdes i ndërsjellë,  kemi disa mekanizma që mund t’i përkrahin”, ka shtuar kryeministri.

    Tutje, Haradinaj ka thënë është koha që punëtorëve të sektorit privat t’iu mundësohet pagë me e dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës.

    “Duhet të theksoj se si qeveri i mirëpresim vendimet dhe përkrahjen e parlamentit. Është një moment kohor i duhur që prej 2011-ës. Jemi të interesuar që të iu mundësojmë pagë më të dinjitetshme dhe kushte më të mira të punës. E dimë se sa shumë persona kanë vdekur e janë lënduar në vende pune. Kujdesi për pagën minimale është produkt i kohës dhe i ka ardh koha që ne ta bëjmë së bashku”, ka përfunduar Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!