Haradinaj kërkon veprime, të mos lejohet rritja e çmimit të energjisë elektrike

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar nga qeveria e Kosovës veprime të menjëhershme ndaj rritjes së çmimit të energjisë.


Haradinaj tha se liberalizimi i tregut nuk ka ndodhur në të vërtetë, është fallso.

Ai kërkoi nga institucionet të kërkohet me urgjenc të ndalin  Zyrën e Rregullatorit të Energjisë  të mos bëjë rritjen e çmimit të energjisë, sepse do të jetë fatale.