×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj kërkon rezolutë me të cilën do të ndëshkohen fyerjet ndaj luftës së UÇK-së

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 11:42

    Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i është kundërpërgjigjur kryetarit të VV-së, Albin Kurti, për deklaratat e këtij të fundit.


    Kurti në fjalimin e tij kritikoi Qeverinë e Kosovës për faktin se, sipas tij, është vonuar shkarkimi i ish-ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal për shkak të fyerjeve ndaj shqiptarëve.

    “Është mirë me i falënderu të gjitha qeveritë e kaluara për autostradën e Dukagjinit. Kur flasim për 600 mijë banorë që do të kyçen në këtë autostradë i bie një e treta e popullsisë së Kosovës. E dini që prej këtu e në Shkup shkohet për 40 minuta, ndërsa në Pejë deri në një orë e gjysmë”, tha ai.

    “Miku im Albin shumë po kritikon, unë kam protestu për me e shkarku Jabllanoviqin dhe kemi ba aq sa kemi mundë. Unë mendoj që ju këtu sot është mirë me e nxjerr një rezolutë me të cilën sanksionohet fyerja ndaj luftës sonë për liri. Dhe jo tash të luajmë me foltore. Ne i kemi marrë masat sa kemi kompetenca”, tha Haradinaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!