×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kosova e përkushtuar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 13:15

    Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, thotë se Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe e fokusuar për paqe dhe siguri në vend dhe rajon dhe në këtë synim, roli i KFOR-it është i jashtëzakonshëm.


    Më tej ai në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it ka deklaruar se Kosova është konsoliduar si shtet, duke i fuqizuar mekanizmat e saj të sigurisë, falë rolit të NATO-së në vend, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Kosova është konsoliduar si shtet, duke i fuqizuar mekanizmat e saj të sigurisë, falë rolit të NATO-së në vend, duke u bërë sot një vend demokratik, i përkushtuar për paqe dhe partneritet me aleatët tanë.

    Sot, në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it, falënderova Gjeneral D’Addario për angazhimin profesional dhe miqësor gjatë shërbimit të tij dhe i urova mirëseardhje Gjeneralit Risi, duke i uruar sukses në detyrën e re.

    Kosova është e përkushtuar në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe e fokusuar për paqe dhe siguri në vend dhe rajon dhe në këtë synim, roli i KFOR-it është i jashtëzakonshëm. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!