×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Kosova e përkushtuar për një dialog përmbajtësor me Serbinë

    Reporteri
    25 Qershor 2019 | 11:48

    Haradinaj takohet me ministren norvegjeze Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Eriksen Søreide, me të cilën ka diskutuar rreth aktualitet politik në Kosovë dhe rajon dhe të ardhmen e përbashkët euro-atlantike.


    Haradinaj tha se Norvegjia ka qenë partner i Kosovës në shtetndërtim. Gjatë takimit, kryeministri ka theksuar se Kosova është e përkushtuar për një dialog të kornizuar dhe përmbajtësor me Serbinë

    “Shpreha përkushtimin e Qeverisë, për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale, në fushën e sigurisë, ekonomisë, edukimit dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme në procesin e konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të vendit.

    Theksova gjithashtu se Kosova është e përkushtuar për një dialog të kornizuar dhe përmbajtësor me Serbinë që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijtë ekzistues dhe me njohje reciproke mes dyja vendeve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

    Gjatë ditës edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Behgjet Pacolli ka pritur në takim homologen e tij norvegjeze, Ine Eriksen Søreide. Gjatë këtij takimi, dy kryediplomatët kanë diskutuar për raportet Kosovë -Serbi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!