Kryetari i AAK-së, njëherit kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova flen në thëngjill por qytetarët s’kanë energji elektrike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në një postim në Facebook, Haradinaj shton se vendi është një nga më të ndoturit, dhe se tregtinë e energjisë e bëjnë tuxharët e mafisë energjetike.
“Kosova sot flen në thëngjill e s’ka energji. Është vendi me ajrin më të ndotur, ku tregtinë e mallit më të kërkuar – energjisë, e bëjnë tuxharët e mafisë energjetike”.
“E kemi dhënë fjalën që Kosovën ta shndërrojmë në superfuqi energjetike me kapacitet prej 1500 MW, dhe do ta mbajmë”, shton ai.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.