Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kosova i përket botës, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes.
Haradinaj thotë se Populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës, ushtarëve, qeverisë dhe popullit amerikan, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Kënaqesi e veçantë takimi me Kolonelin Chad Daniels dhe ekipin e tij nga Elementi Mbështetës Kombëtar i ShBA-së në kuadër të KFOR-it (U.S National Support Element – NSE).
Pranimi i flamurit amerikan, i valvitur më datë 20 nëntor 2019 në Kampin Elementi Mbështetës Kombëtar i SHBA-ve, është poashtu një nder dhe privilegj.
Populli i Kosovës u është përjetësisht mirënjohës, ushtarëve, qeverisë dhe popullit amerikan, për ndihmën e pazëvendësueshme në realizimin e aspiratës historike për liri dhe pavarësi.
Kosova i përket botës, të cilës i prinë Amerika dhe do të jetë gjithmonë krah saj në rreshtin e paqes.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1463856287072114