Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër i AAK-së dhe partnerëve të koalicionit, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, dje në qytetin e Rahovecit ku mbajti një tubim atje, foli për synimin kryesor që kjo parti tenton ta arrijë pas ardhjes në pushtet, pra anëtarësimin në Nato, shkruan Reporteri.net.
“Kosova në NATO përmes Planit Aksional, hap që do të sjellë kthesën e madhe për sigurinë dhe ekonominë e vendit”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i tij i plotë:
Mbështetje e madhe në Rahovec për kandidatët e Aleancës për deputetë. Banorët e Rahovecit po tregojnë përkushtimin e tyre për vizionin dhe angazhimin e AAK-së, duke qëndruar përkrah kandidatëve që garantojnë përfaqësim të fuqishëm në Kuvend.
Kjo mbështetje është tregues i qartë i besimit që qytetarët kanë për programin e koalicionit të prirë nga AAK dhe synimin tonë për anëtarësimin direkt në NATO përmes Planit Aksional, hapi që do të sjellë kthesën e madhe për sigurinë dhe ekonominë e vendit.