Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, vazhdon fuqishëm ta kundërshtojë çdo prekje të mundshme të kufijve ekzistues.
Haradinaj thotë se Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative me Serbinë, por që sipas tij rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.
“Me Këshilltarin e Lartë të Qendrës për Dialog Humanitar, Jean Marie Guéhenno, njëherit ish-diplomat i shquar francez, këmbyem mendime për hapat e mëtejmë për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova është e gatshme për marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obligative, që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kujtojmë se Haradinaj disa herë kishte deklaruar se vetëm presidentit të Rusisë, Vladimir Putinit, i shkon për shtati lëvizja e kufijve. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.